Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 29 ºC dhe në zonat bregdetare nga 17C në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi të ulët.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 12ºC në 25ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA