Një australiane e papërgjegjshme që iku nga policia e trafikut me Mercedesin e saj, do të kalojë 18 muaj në burg.

Në nëntorin e kaluar, 28-vjeçarja Margarita Tomovska, e njohur në mediat sociale si “Mercedes Mama”, po e drejtonte Mercedes E 63 S dy herë më shpejt se sa lejohej, ndërsa ishte duke ikur nga një patrullë policie, e cila provoi ta ndalonte.

Raportohet se ajo po ngiste automjetin e saj  mbi 230 km/orë. Për t’i bërë gjërat më keq, ajo kishte me vete një fëmijë tre vjeç – dhe të palidhur në ulëse me rripin e sigurisë.

Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh krenohet me rroba projektuesi, makina luksoze dhe udhëtime ekskluzive. Edhe në seancën gjyqësore, ajo kishte veshur një gardërobë me vlerë mbi 10,000 dollarë.

Tomovska nuk u pendua aspak gjatë proceseve gjyqësore. Përkundrazi, ajo luajti rolin e viktimës dhe u përpoq të mblidhte 100,000 dollarë përmes GoFundMe.

“Unë e di që nuk më njeh, por nuk jam një person i keq,” filloi ajo tregimin e saj në GoFundMe.

“Ata janë gënjeshtarë dhe kanë diçka kundër meje pa asnjë arsye. Unë jam e sigurt që nuk jam e vetmja në këtë situatë. Për shkak të m *** që ata shpikën për mua, të drejtat e mia për të parë vajzën time ishin të kufizuara. Ata e bënë shumë të vështirë edhe për mua , sepse askush nuk do të më punësonte për shkak të gjithë kësaj,”pretendon ajo, transmeton KosovaPress.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA