Një hetim i menjëhershëm ka nisur në Angli fill pas gjetjes së 39 viktimave brenda një kamioni mallrash bullgar, në një park industrial në Essex, Anglia juglindore.
Mësohet se mjeti ka hyri nga Uellsi, por ende mbetet e paqartë rruga që ka ndjekur.
Sipas informacioneve më të fundit, dyshohet se udhëtimi me kamion mund të ketë zgjatur 3 deri në 5 ditë. Thuhet se itinerari i kamionit ka përfunduar të shtunën, ditë në të cilën ka mbërritur në Holyhead, Uells.
Nga ana tjetër, një zëdhënës për ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari u shpreh për Press Association se “ambasada jonë në Londër është në kontakt me autoritetet britanike për të sqaruar rastin në fjalë; ndërkohë që edhe policia britanike është kontaktuar dhe përfaqësuesi ynë i ambasadës gjithashtu ka pasur një takim në Zyrën e Jashtme në Londër.”
Nuk po identifikohen 39 viktimat, Policia Britanike vë numër për të huajt
Pamjet e kamionit ku u gjetën 39 viktima/ Policia: Në orën 1:40 morëm një telefonatë
39 viktima/ Kamioni bullgar hyri nga Uellsi, e paqartë rruga që ka ndjekur
Top Channel