
Ndërkohë që diskutimet mbi reformën zgjedhore janë intensifikuar, Rudina Hajdari, kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, thotë se në këtë situatë ku ndodhemi ka vetëm një zgjidhje.
Hajdari kërkon zhbërjen brenda dhjetorit të marrëveshjes së vitit 2008, e realizuar midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, e cila solli ndryshime të rëndësishme kushtetuese. Deputetja kërkon gjithashtu zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Zgjidhja është vetëm një, brenda dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend”, shprehet Rudina Hajdari.
Rama mbledh Kryesinë e PS, por jo për negociatat. Ja tema e diskutimit
Top Channel