Plagosja e Brian Syzos në Pogradec, policia zbardh ngjarjen: 4 të dyshuar, 2 në pranga, të gjithë me precedent penal

30/06/2026 09:20

Policia ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzon, të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Pogradecit, duke identifikuar katër autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në pranga kanë rënë Nikolla Agolli, 24 vjeç, banues në Buçimas, dhe David Prifti, 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, dhe E. A., 22 vjeç, banues në Buçimas. Sipas policisë, të katërt kanë precedentë penalë për krime kundër personit.

Nga hetimet rezulton se, për shkak të konflikteve të mëparshme me Brian Syzon, ata dyshohet se organizuan atentatin ndaj 35-vjeçarit, duke e qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në automjetin e tij të parkuar në lagjen nr. 3.

Njëri prej autorëve kryesorë, Nikolla Agolli, u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, pas ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Brian Syzon vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel