LAJMI I FUNDIT/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë (VIDEO)
Policia rrugore në Korçë ka ndërmarrë një aksion në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.
Policia njofton se janë proceduar penalisht 6 persona, 5 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe një është proceduar në gjëndje të lirë.
Konkretisht nga këto shërbime u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B.K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A.Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.
• A.H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec- Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
• M.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.
• Y.M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq- Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.
• Gj.P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.
• Si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Top Channel