U ekzekutua me armë para derës së shtëpisë në Vorë, publikohet fotoja e Edmond Sulës. 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash
13/07/2026 10:15
Top Channel ka siguruar foton e Edmond Sulës, i njohur me emrin Ali Sula, i cili u vra me armë zjarri në banesën e tij më datë 12 korrik në Vorë.
50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi. Gazetarja Dorjana Bezat, mëson se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb.
Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.
Top Channel