“Do të shtyjmë afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, Gjiknuri: Qeveria gati të investojë që zgjedhjet të bëhen totalisht me votim elektronik

13/07/2026 10:53

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri foli në seancën e sotme në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash u shpreh se komisioni do të kërkojë shtyrjen e afatit.

“Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur gatishmërinë me kohë për financiar që të bëhet totalisht votim elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Komisioni i Reformës Zgjedhore në seancën tjetër do të kërkojë shtyrjen e afatit. Është bërë punë e mirë, por ka pasur probleme për shkak të konflikteve politike.

E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është zgjedhja, dhe pa një reformë zgjedhorë për të adresuar rekomandimet e OSBE, nuk ka zgjidhje tjetër. Opozita të japë rekomandimet e tyre, ne nuk kemi imponuar asnjë rregull dhe nuk kemi përse ta bëjmë. U kemi lënë mundësinë të zgjedhin”, tha Gjiknuri mes të tjerash.

Top Channel