“Do të marrim rolin e ‘rojeve’ të Hormuzit”/ Trump: Ngushtica mbetet e hapur, por do të rivendosim bllokadën iraniane
Një nga këngëtaret më të dashura të Kosovës Shkurte Fejza, ishte e ftuara e radhës në “Shiko Kush LUAN” sëbashku me vajzën e saj Gresa Behluli.
Ashtu siç pritej zeri i saj do të duartrokitej shumë nga publiku por një improvizim me kërkesë të moderatores Luana Vjollca, përcolli tjetēr emocion.
Shkurte i meritonte tërësisht pikët për skuadrën e saj pasi performoi këngën për Adem Jasharin. Në studion e “Shiko Kush LUAN” veç argëtimit përcillet shpesh fryma e patriotizmit duke treguar bindshëm që Kosova dhe Shqipëria janë një.
Një tjetër moment që na zbuloi një dëshirë të Shkurtes ishte përballja me vajzën e saj Gresa Behluli në një sfidë. Veç gjërave që pëlqejnë e nuk pëlqejnë, ato treguan se Gresa ka në planet e afërta një fëmijë dhe Shkurte mezi po pret të bëhet gjyshe.
Top Channel