Ish-përgatitësi atletik i Real Madridit: Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

17/10/2019 18:59

Cristiano Ronaldo është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai shpesh herë është komentuar edhe për nivelin e lartë atletik, por edhe fizik që disponon.

Për ta përforcuar këtë fakt, në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, ish-përgatitësi i portugezit, Valter Di Salvo, i cili ka punuar me të në kohën e Manchester United dhe Real Madridit, është shprehur: “Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta edhe kur të jetë 40 vjeç. Aspekti psikologjik është thelbësor dhe menataliteti i tij nuk mund të krahasohet me atë të lojtarëve të tjerë. Karakteristikat e tij e lejojnë të shënojë akoma shumë në të gjitha mënyrat. Është në gjendje të mirë fizike dhe kujdeset shumë për trupin e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA