Investimet në Tiranë, rehabilitohet infrastruktura rrugore në një tjetër bllok banimi

17/10/2019 19:36

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone do të kenë tashmë infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet, e cila u ka munguar për vite me radhë.

“Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. ? #NjesiaAdministrativeNr11 #ErionVeliajPerTiranen #BashkiaTirane”, njofton Njësia Bashkiake nr.11 përmes një postimi në “Facebook’”, teksa publikon edhe disa foto nga punimet në terren.

Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA