Foto/ Paris, piktori francez përkujtohet në muze me balet, spektakël për Edgar Degas

12/10/2019 03:07

Muzeu d’Orsay në Paris ka bashkuar forcat me Baletin e Operas për një performancë impresionuese që në thelb ka pikturat e artistit francez Edgar Degas, dhe portretet e tij të famshme të balerinave.

Edgar Degas është një nga artistët më të famshëm francezë. Ai identifikohet mbi të gjitha me subjektin e baletit. Më shumë se gjysma e punëve të tij, paraqesin kërcimtarë.

Ai konsiderohet një nga themeluesit e impresionizmit, pavarësisht se vetë ai e refuzonte këtë përcaktim dhe preferonte të quhej realist.

Degas ishte një mjeshtër në pikturimin e lëvizjeve, gjë që mund të shihet fare mirë në realizimin e pikturave të kërcimtarëve të tij. Por, edhe një mjeshtër i nudos femërore.

FOTO GALERI
13/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA