45-vjeçarja Victoria Beckham, krahas stilit të pashoq në të veshur, mbetet sot tepër e lakmuar edhe për fizikun e saj.

Së fundmi, ylli i “Spice Girls” diskutoi mbi dëshirën e saj të madhe për tekila (tequila) dhe verë të kuqe, shoqëruar me një mënyrë jetese tepër të ekuilibruar, për të cilën u shpreh:

“Mundohem të jem vërtet e shëndetshme, pres shumë nga vetja dhe trupi im.”

Më tej shtoi:

“Kam katër fëmijë, punoj shumë, mundohem të konsumoj peshk të freskët, perime të freskëta, fruta dhe pi shumë ujë. Nuk po them që s’bëj qejf, njihem që pi shumë tekila dhe verë të kuqe, kjo është balanca. Stërvitja, por dhe të bërit qejf është shumë e rëndësishme.:

Përsa i përket lëkurës së kuruar, Beckham tha:

“Padyshim pastroni grimin çdo natë para se të flini, përdorni një hidratues të mirë dhe qëndroni përherë të hidratuar.”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA