FFK e vendosur të mos lejojë zhvillim e ndeshjes së Kupës së Serbisë në Kosovë

08/10/2019 12:55

Media serbe raportojnë se nesër do të zhvillohet ndeshja në kuadër të Kupës së Serbisë ndërmjet Cërvena Zvezdes së Beogradit dhe ekipit serb Trepça në Kosovë edhe pse ende nuk kanë marr leje nga FFK.

Lojtarët e skuadrës së Cërvena Zvezdës do të vendosen sonte në Novi Pazar për ta kaluar natën, ndërsa nesër në ora 11 pritet të jenë në pikën kufitare në Jarinë.

Mirëpo një gjë të tillë nuk pritet ta lejojë Federata e Futbollit të Kosovës, ku sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj Federate, Eroll Salihu, një gjë e tillë është absurde dhe tanimë FFK ka lajmëruar organet përgjegjëse që ta ndalojë zhvillimin e kësaj ndeshje.

“E kemi lajmëruar policinë, UEFA, FIFA-n, kjo ndeshje është një ndeshje ilegale dhe nuk do të lejohet të luhet. Tanimë organet shtetërore duhet ta bëjnë punën e tyre të mos lejojnë hyrjen e ekipit serb në Kosovë. Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Federatës Serbe e tash në këtë kohë ata po tentojnë me hy në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale, kjo është absurde. Shpresojmë që organet kompetente të mos lejojnë që një ndeshje e tillë të zhvillohet në territorin e Kosovës”, tha Salihu për KosovaPress.

Ndeshja mes këtyre dy klubeve është paraparë të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA