“Sot iu bashkova vendit tim”/ Infantino merr pjesë në ceremoninë mortore të ish-Emirit të Katarit: Më mësoi se guxim do të thotë të…

14/07/2026 18:51

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, duke udhëtuar drejt Pallatit Lusail për t’i dhënë lamtumirën një prej figurave më të rëndësishme në historinë moderne të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Infantino shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-Emirit, duke e cilësuar atë si njeriun që e shndërroi Katarin në një komb të madh.

“Sot iu bashkova vendit tim, Katarit, në lutjet për njeriun që e shndërroi Katarin në një komb të madh. I thashë lamtumirën njeriut më të guximshëm, Lartmadhërisë së Tij, Emir Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili më mësoi se guximi do të thotë të përqafosh ndryshimin dhe të ecësh gjithmonë përpara”, shkroi kreu i FIFA-s.

Infantino, i cili jeton me familjen e tij në Doha, shtoi se ndihet i lidhur ngushtë me Katarin.

“Sot ndihem katarian dhe bashkohem me miliona njerëz në lutjet për paqen e tij të përjetshme. U preka që isha i pranishëm në Pallatin Lusail për të shprehur ngushëllimet e mia të sinqerta”, u shpreh ai.

Pas ceremonisë, presidenti i FIFA-s pritet të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, ku do të ndjekë nga afër gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës.

Top Channel