Vulosi kualifikimin e Spanjës në finalen e Botërorit, Pedro Porro: Një ëndërr, e bërë realitet

14/07/2026 23:44

Spanja kthehet në finalen e një Botërori pas 16 vitesh teksa në gjysmëfinalen e kësaj të marte arriti t’i imponohej Francës, superfavorites për triumfin final duke e mundur me rezultatin 2-0.

Një prej futbollistëve të La Rojas që la gjurmën e tij në këtë sukses të jashtëzakonshëm ishte Pedro Porro që shënoi golin e dytë për të besuarit e De La Fuentes duke u shpallur edhe MVP i ndeshjes. Vetë futbollisti pas përfundimit të ndeshjes shpjegoi ndjesitë e tij për rezultatin e kësaj gjysmëfinaleje

‘Një ëndërr e bërë realitet-tha Pedro Porro menjëherë pas ndeshjes për median-e vërteta është që nuk e imagjinoja këtë as në ëndrrat e mia më të bukura. Jam shumë i lumtur për sjelljen e skuadrës që nga fillimi i sfidës. Bëmë gjithçka që duhej të bënim. Ishte një kombëtare e vështire. Ky është ekipi, urime të gjithëve’

Spanja arriti të neutralizojë Francën përmes kontrollit të lojës në mesfushë

‘E dinim që po të mbanim ne topin do të na afronte me finalen-shtoi Pedro Porro që kërkoi edhe zëvendësimin e tij në fushën e lojës.

Janë gjëra që ndodhin në ndeshje. Nuk mundja më. Thjesht, kjo është e të gjithëve, e të 26 futbollistëve’-vijoi Pedro Porro

Finalja e madhe do të luhet në 19 korrik në Neë York me Spanjën që pret Anglinë ose Argjentinës.

‘Të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj. Në këtë moment do të thoja që jam i vdekur, duhet të rekuperohem’-tha Pedro Porro

Top Channel