De La Fuente nuk e frenon entuziazmin: U përballëm me një nga skuadrat me të mira, por ata kishin përpara skuadrën më të mirë në botë.

15/07/2026 00:01

Spanja preu biletën për në finalen e 19 korrikut pasi eliminoi në gjysmëfinale Francën e tmerrshme falë një loje të jashtëzakonshme sidomos në repartin e mesfushës.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës, Luis De La Fuente pas përfundimit të ndeshjes nuk e fshehu entuziazmin dhe emocionin e tij

‘Është e vështirë të përshkruaj atë që ndjej tani, por besoj se është diçka e ngjashme me lumturinë-tha De La Fuente-kishte shumë tension të akumuluar, kishte shumë përgjegjeësi dhe duhet asimiluar e gjithë kjo. I qëndruam besnik një ideje dhe ajo na solli këtu’.

De La Fuente foli edhe për ndeshjen me Francën, që ishte favoritja kryesore për triumfin final të kompeticionit

‘U përballëm me një prej kombëtareve më të mira, por ata kishin përpara skuadrën më të mirë në botë-tha trajneri i La Roja, Luis De La Fuente.

Top Channel