Fermerët e Myzeqesë ashtu si çdo vit në sezonin e vjeshtës vuajnë për të shitur prodhimet e tyre.
Në zonën e Divjakës konkretisht në Goricaj fermerët po hedhin me dhjetëra kuintalë domate.
Një kg domate, cilësia e parë shitet jo më shumë se 20 lek në pikat e eksportit pasi tregu vendas është i mbingopur.
Ky çmim më të cilin shitet një kg domate sipas fermerëve është shumë i ulët, por përveç kësaj edhe pikat e grumbullimit mbledhin vetëm 1 deri dy herë në javë duke bërë që shumica e prodhimit të ngelet në sera.
Krahasuar me një vit më parë sipas fermerëve situata këtë vit është më e rënduar dhe e vështirë. Ata nuk dinë kujt t’ia venë fajin pikave të grumbullimit apo klimës.
Deri tani këta fermer kanë shitur rreth 30 përqind të prodhimit që kanë në sera.
Top Channel