42-vjeçarja Coral Lytle, nga Vaslia e Kalifornisë, ka pranuar akzuat për 21 shkelje, që nisin nga marrëdhëniet me djem nën moshë, seks oral dhe shfaqje pornografike ndaj të miturve.

Lytle kishte nisur të ngacmonte seksualisht një prej djemve që në shtator të vitit 2017, i cili në atë kohë ishte 15 vjeç. Një muaj më vonë, në tetor 2017, e kishte kthyer vëmendjen te një djalë 14-vjeçar. Të dy djemtë ishin shokë shkolle të vajzës së saj.

Ajo i takonte nëpër parkime ose i merrte nga shtëpitë e tyre dhe i çonte me makinë te shtëpia e saj, për të kryer marrëdhënie seksuale.  Një herë, njëri prej djemve kishte dalë fshehurazi nga shtëpia dhe jashtë e priste Lytle.

Krimi u zbulua kur prindërit e njërit prej djemve i gjetën fotot lakuriq dhe në pozicione seksuale në telefon.  Gruaja rrezikon katër vite burg.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA