Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë ku një trajler është përplasur me një autobus dhe si basojë një 82-vjeçare ka humbur jetën.

Po ashtu janë dëmtuar lehtë edhe dy të tjerë.

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA