Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër urimi kancelares Angela Merkel në 29-vjetorin e bashkimit të shtetit gjerman.
Haradinaj shkruan se Kosova është me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes ka pasur krah vetes shtete si Gjermania.
Ai ka shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës për kontributin e tyre jetik ndaj vendit tonë.
Po ashtu, Haradinaj e siguroi Merkelin se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.
Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!
Urime Gjermani!
RH
Top Channel