Momente paniku në Itali, masivi i dheut dhe baltës shembet në mes të rrugës, 50 persona dhe dy komunitete mbeten të izoluara 14/11 09:30
Në Finlandë, ndodh jo rrallë që qielli të ngjyroset me të gjelbër dhe njerëzit të mund të shijojnë vallëzimin e aurorës boreale. Dhe magjia e saj në qiell mbi Laplandin finlandez, ka surprizuar shumëkënd nga e premtja deri të shtunën.
Fenomeni është rezultat i përplasjes mes pjesëza të ngarkuara me elektricitet nga dielli, që hyjnë në atmosferën tokësore.
Drejtori i një reviste udhëtimesh, “Gjithçka për Laplandin”, Aleksander Kuznetsov, që ka filmuar spektaklin e dritave, thotë se ka qenë aurora më e bukur që rajoni ka parë që nga shtatori i 2017-ës.
Top Channel