Atentati në Elbasan, reagon policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi në tokë pistoletën dhe…
Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto ditë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi, nuk do të ishte më pjesë e “Shiko kush Luan” si sezonin e kaluar. Lajmi në fakt nuk ishte thashethem pasi vetë këngëtarja e ka shprehur diçka të tillë në Instagramin e saj, ku përbri një fotoje nga sezoni i kaluar, vendosi të shkruante:
“Ej nanusha , pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve qe m’keni bo, këtë sezon nuk do jem pjese “Shiko kush LUAN”. Arsyeja është Luana Vjollca” – përfundoi Fifi.
Por si qëndron e vërteta? Në fakt, gjithçka paska qenë realizuar nga vetë “Shiko kush Luan”. Mbrëmjen e sotme, teksa u transmetua puntata e parë e sezonit të ri, u zbulua se në fakt ky postim i Fifit kishte qenë sfidë në një nga lojërat e realizuara në “Shiko kush Luan” përballë Lumi B ku të dy duhet të tregonin gjëra personale nga telefoni dhe Fifi duhej të bënte këtë postim në Instagram.
Përtëj “mashtrimit” si pasojë e sfidës, e vërteta ishte se Fifi, prej një incidenti nuk mund të këndonte në natën e parë të sezonit të ri të “Shiko kush Luan” dhe rolin e këngëtares e bëri Era Rusi si e ftuar speciale.
Top Channel