Christian Dior, hapi javën e modës në Paris me një homazh për natyrën. Stilistia, Maria Grazia Chiuri, ka zgjedhur motivet floreale për të ngritur shqetësimin mbi pasojat e industrisë së modës tek natyra. Dhe në fakt, koleksionit pranverë-verë 2020, lulet i shkojnë shumë për shtat dhe po ashtu përbëjnë një perspektivë të freskët për modën.

Edhe Industria e modës është vendosur nën kritika për kontributin e saj në dëmet ambjentale, por Maria Grazia Chiuri, një stiliste me pasion si për veshjet ashtu edhe për natyrën, e ka gjetur veten në një trekëndësh dashurie.

“Christian Dior i adhuron kopshtet. Lulet janë pjesë e trashëgimisë së Dior. Por, kur unë shoh lule dhe kopshte tani, nuk shoh gëzim apo bukuri të natyrës. Unë shoh shqetësimet për të ardhmen tonë dhe nevojën për të vepruar”, thotë ajo.

Në anën tjetër, kolona drite janë përdorur për të ndriçuar qiellin e natës, me në sfond kullën Eiffel, në sfilatën e Yves Saint Laurent. Sfilata e markës së famshme të modës ishte diçka e përzierë mes një spektakli nën qiell të hapur, një koncerti rok dhe një demonstrimi fuqie.

Stilisti Anthony Vaccarello e çoi sfilatën e Yves Saint Laurent nëpër trajektore të gjata përmes qendrës së Parisit dhe ishte një event që mblodhi edhe mijëra shikues, që u ulën nëpër mure e trotuare për të parë modelet që kalonin.

Vaccarello njihet si një stilist që i ka qendruar besnik të zezës, por kjo sfilatë e fundit, tregoi një anë më të butë dhe më delikate të tij.

FOTO GALERI
4/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA