Në aneksin e stadiumit të Durrësit, te zona e lulishteve para stacionit të trenit, në qendër të Durrësit dhe disa pika të tjera në qytet vazhdojnë të qëndrojnë familje të tëra të frikësuara nga kthimi në banesa.

Do të kalojnë natën jashtë. Te zona e stadiumit qytetarët, shumë fëmijë mes tyre, kërkojnë të ndizen dritat e stadiumit dhe të qëndrojnë aty.

Edhe në Ndroq qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë jashtë sonte.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel