25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë 11/09 22:10
Këngëtari i njohur i performancave live dhe cover-ave në “Youtube”, Pier Noshi, u bë për herë të parë baba vetëm pak ditë më parë.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Pieri ndau emocionet e të qenit një baba i ri dhe tregoi se si ka ndryshuar jeta e tij pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Melodi.
Ai tregoi se prej momentit që erdhi në jetë, Melodi është kthyer në personin më të rëndësishëm, që i ka pushtuar mendjen edhe zemrën.
Mjaftoi një videomesazh surprizë nga e shoqja, e cila me vajzën e vogël në krahë, e falenderoi për gjithë përkushtimin e dashurinë e treguar, për ta emocionuar e përlotur Pierin.
Top Channel