Zona 51, vendi sekret në SHBA ku forcat ajrore amerikane thonë se testojnë armët e reja sekrete ushtarake, ndërsa të rinjtë thonë se ka UFO, u rrethua vërtet nga entuziastët e teorive të alienëve, edhe pse organizimi nisi si shaka. Megjithatë, ishin shumë pak në numër.

Rreth 2 milionë njerëz klikuan një lloj peticioni në një faqe të Facebook, ku premtonin se do të shkonin te Zona 51 e do ta mësynin me forcë, për të zbuluar alienët.

Faqja u përhap aq shpejt sa  bë e rrezikshme. Facebook e mbylli dhe personi që e hapi tha që ishte shaka. Por për ushtrinë amerikane nuk ishte shaka. Forcat ajrore deklaruan hapur se do të mbrojnë me çdo kusht asetet e vlefshme të popullit amerikan.

Ndërkohë, të rinjtë që janë mbledhur janë duke hasur vështirësi akomodimi. Zona është shumë pak e populluar dhe hotele nuk ka pothuajse fare. Rreth e rrotull ka qytete të braktisura dhe shkretëtirë.

Megjithatë, ata që u mblodhën sot nuk përbënë asnjë shqetësim për ushtrinë amerikane, pasi ishin kryesisht të rinj paqësorë, aspak për “mësymje”, por thjesht në kërkim të një mundësie për t’u argëtuar.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA