“Është histerik, pastron para, duket si një arush i butë, por kur fiken dritat…”, ish zëdhënësja tregon anën e errët të Zelenskyt: Ndryshon maskën gjatë gjithë kohës 12/05 12:46
Vrasësja me pagesë e El Çapos, ish kreut të bandës së Sinaloas, e cila njihej gjithashtu si “Kim Kardashian” e karteleve, është gjetur e vdekur në shtratin e të dashurit, dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Autoritetet meksikane thonë se 35-vjeçarja është gjetur e vdekur në një shtëpi në Isla Musala, në shtetin Sinaloa të Meksikës.
Sipas mjekëve, vdekja ka ndodhur për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Në trupin e saj është gjetur prani e lartë droge dhe alkooli, ndaj nuk është ende e qartë nëse fryma i është bllokuar aksidentalisht, nga ndonjë mbidozë, apo me forcë nga dikush.
Top Channel