Coco Mitchell, një prej modeleve të para me ngjyrë, u rikthye në pasarelë duke kapërcyer kështu kufijtë e moshës së saj.
Përpara mbërritjes në Paris, Mitchell zbarkoi në Milano e Londër, ndërsa destinacion të radhës javën e ardhshme ka Nju Jorkun, ku e presin sfilata të reja.
“Unë dua të mbahem mend kur të ngrihem në këmbë. Të eci në një mënyrë të caktuar timen, nuk e bëj dot pa lëvizje, pa shprehje në fytyrë; nëse doni gjëra të tilla, keni gjetur femrën e gabuar”, u shpreh ajo.
Mitchell është rreth të 60-tave, por moshën e saktë, nuk e tregon. Ajo ishte një prej figurave që spikatën në show-n e meksikanit Victor Barragan apo amerikanit Christopher John Rogers gjatë javës së modës në Nju jork, e cila përfundoi në 11 shtator.
“Çështja është se jam mirënjohëse që ndodhem këtu, dhe jo thjesht për shkak të moshës. Njerëzit arrijnë ta ndiejnë që unë nuk kam frikë. Dizajnerave ndoshta kjo nuk pëlqen por pavarësisht kesaj, unë sërish guxoj”, shtoi Mitchell.
Amerikania zbriti në pasarelë për herë të parë përpara 35 vjetësh. Ajo ka sfiluar për gjigandë të industrisë së modës si Dior, Saint Laurent, Armani apo Versace, e me kete portofol, nuk kishte se cfarë t’u provonte më të tjerëve. Megjithatë, në vitet 2000 u largua nga pasarelat e zhgënjyer.
“Ndihesha si skllave”, rrëfen modelja, “që këtë vit ka vendosur të punojë vetem me dizajnerë të rinj.”
Top Channel