Një program për të rritur tigra me fertilizim artificial në mënyrë që të shtohej turizmi, ka bërë që të ngordhin 86 tigra të shpëtuar në vetëm tre vite.
Rritja e gabuar për turizëm bën që të ngordhin 86 tigra
Rritja e gabuar për turizëm bën që të ngordhin 86 tigraPër më shumë klikoni: https://bit.ly/2lT8OfS
Posted by Top Channel on Tuesday, September 17, 2019
ADN-ja e 147 tigrave që u analizuan në strehën për kafshë të drejtuar nga qeveria e Tajlandës, tregojnë se mënyra e gabuar se si janë kombinuar ka bërë që të kenë probleme frymëmarrjen.
Zyrtarët e parkut thanë se kombinimi i gabuar i ADN-ve ka bërë që shumë prej tigrave të kenë probleme me sistemin imunitar, me paraliza dhe dobësime të tjera të shëndetit.
Prej vitesh, turistët mblidheshin te tempulli i Kançanaburit për të ushqyer tigrat e për të bërë foto me ta.
Kjo bëri që të lulëzojë dhe një tregti e paligjshme me lëkurë tigri, dhëmbë dhe kocka tigri për nejrëz që donin t’i kishin si suvenire.
Kockat e tigrit përdoren shumë edhe për mjekësi popullore në azi, dhe shiten me dhjetëra mijëra dollarë në Kinë.
National-Geographic zbuloi se murgjit e tempullit kishin menaxhuar një biznes për të furnizuar tregun e zi me pjesë tigrash.
Top Channel