LIVE/ Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Parlamentin dhe një bankë private, plaçkiten bizneset dhe shkulen semaforët, Rama: S’e jap dorëheqjen!
15/10 15:00
Një familje delfinësh, të rrethuar nga peshkatarët, afrohen kohë më kokë me njëri-tjetrin para se të goditen për vdekje.
Pamjet e veçanta u morën në Taixhi, Japoni, ku gjuetia e delfinëve vazhdon sërish në masë.
Faqja “Projekti Delfin”, e cila merret me mbrojtjen e tyre, shpjegon se delfinët e kuptuan fatin e tyre pasi u hodhën rrjetat, dhe të lodhur e të rraskapitur, u mblodhën kokë më kokë si për të mbështetur njëri-tjetrin.
Nëna kryetare e familjes matriarkale shihej të bënte rrathë e të fërkohej me radhë pas pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata ishin shtyrë prej orësh drejt cekëtirës, ku peshkatarët ngulën rrjetat duke i rrethuar.
Top Channel