Shfaqja e Rihanës ishte kryefjala e Javës së Modës në Nju Jork, por edhe të ftuarit VIP ishin të ndaluar të bënin foto apo video.

Fatlumët të cilët ndoqën spektaklin e linjës së të brendshmeve “Savage x Fenty” nuk mund të publikonin imazhe para “Amazon”, që kishte të drejtën ekskluzive për t’a transmetuar.

Eventi, i cili sipas këngëtares nga Barbadosi, u paralajmërua se do të ishte “i çmendur” ishte një ndërthurje mes muzikës, modës dhe kulturës.

Në shfaqje performuan artistë si Big Sean, Halsey, DJ Khaled dhe Migos. Gjithashtu pjesë e saj ishin modelet e famshme Gigi Hadid, Normani dhe Cara Delevingne.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA