Foto Ilustruese

Policia e Korçës arrestoi dy persona nga Zemblaku dhe shpalli në kërkim një bashkëfshatarin e tyre sepse akuzohen se kishin krijuar një rrjet për të sjelle klandestinë sirianë nga Greqia në Shqipëri.

Atyre u janë bllokuar edhe dy automjetet që përdornin.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel