Policia në Devon të Britanisë ka filluar një hetim pasi një objekt misterioz ra nga qielli në bregdetin e jugut.

Dy topa zjarri, njëri më i madh se tjetri, bëri që shumë dëshmitarë të telefonojnë policinë. Ata patën frike se në ajër kishte ndodhur një aksident ajror.

Një teori ishte se mund të behet fjalë për një asteroid që ka shpërthyer pasi depërtoi në atmosferën e Tokës. Ngjarja ka ndodhur përpara orës  gjashtë të mëngjesit të sotëm. Policia tha se kontrollet ajrore dhe tokësore janë duke u kryer, por nuk ka fluturime të regjistruara në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA