Ishte negociuar prej kohësh, dhe tani u bë realitet: Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer mes tyre grupe të burgosurish, lëvizje kjo që u pa si sinjal për një fillim të ri në marrëdhëniet mes palëve. Autobusë me të burgosur lanë burgun e Moskës, Lefortovo, dhe në krahun tjetër, pati gjithashtu lëvizje të njëjta.
Televizioni rus e raportoi drejtpërdrejtë nga aeroporti Vnukovo në Moskë momentin e mbërritjes së dy autobusëve me të 24 marinarët ukrainas, të cilët qëndronin të burgosur në Rusi që nga nëntori i vitit të kaluar.
Në Ukrainë, presidenti, Volodymyr Selenskyj i priti të burgosurit me përqafime. Edhe të afërmit prisnin me lot gëzimi në sy në aeroportin e Borispolit. Në avion ndodhej edhe regjisori Oleg Senzov.
Regjisori 43 vjeçar ishte një nga të burgosurit më të njohur të Ukrainë. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u dënua nën pretekstin e “sulmeve terroriste” në Krime.
Mediat kanë bërë ndërkohë të ditur, se secila palë do të lironte 35 të burgosur, por nuk ka konfirmime zyrtare për numrin e tyre.
Edhe në aeroportin ukranias u ngjitën në avionë të liruarit rusë. Duke cituar qarqe qeveritare në avion, DW thotë se aty ndodhej edhe militant Vladimir Zemach, që dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës në goditjen me raketë të avionit malajzian, MH17, ku humbën jetën 298 vetë, mes tyre 196 holandezë.
Një gjykatë ukrainase urdhëroi lirimin e tij me kusht, duke ngjallur zemëratën e 40 deputetë ukrainas që reagimin për këtë rast, e përcollën me një letër të hapur kur e përshkruanin Zemach si një të dyshuar kryesor.
Irida Vasia
Top Channel