Në plazhet e Floridas, SHBA, janë gjetur rreth 15 pako me kokainë, me vlerë 400 mijë dollarë, të nxjerra nga furia e uraganit “Dorian”.

Rastësisht, personi që i gjeti ishte një polic i zonës. Ai po ecte buzë plazhit “Paradise Beach” dhe gjeti një pako me fjalën “Diamant” të shkruar përsipër.

Mënyra se si ishte paketuar e bëri menëjherë të mendojë se bëhej fjalë për drogë, dhe nuk gabohej. Ishte kokainë.

Menjëherë pas verifikimit, policia vazhdoi kontrollin dhe gjeti 15 pako në total.

FOTO GALERI
4/4
Uragani "Dorian" ka qenë një nga më shkatërruesit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA