Monopoli i Allajbeut në Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës: E kemi vjelë gjobën 400 mije euro, nuk e hetuam tani sepse… 20/12 07:34
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë sot përpara medieve për të bërë të ditur nisjen e aksionit për anti-informalitet dhe vënien në funksion të sistemit të ri, që do të bëjë monitorimin e qarkullimit dhe faturën elektronike online.
Deri më tani sipas Denajt janë ofruar disa kompani që të jenë pjesë e këtij testimi, i cili do të bëhet gati deri në fund të shtatorit dhe në tetor të nisë funksionimi i aplikacionit.
“Në këtë periudhë do të shohim kostot e aplikacionit. Kjo platformë bëhet nga shumë kompani dhe fillimisht po shikohet mundësia që aplikacioni të testohet nga vetë ne. Elementi i dytë është ai i kostos dhe mbulimi me internet në ato zonë që janë cilësuar si ‘zona të bardha’”, tha Denaj.
Top Channel