Teksa vijon protesta e PD-së, kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak në Shkodër, ka reaguar vetë kryeopozitari Lulzim Basha, sipas të cilit beteja e sotme në Shkodër është ajo e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës.
“Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.” shkruan Basha.
Më tej vazhdon:
“Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk” përfundon kryeopozitari.
Top Channel