Zjarr në kodrat e Vlorës, flakët ndihmohen nga era dhe përhapen pranë zonave të banuara
14/07/2026 09:48
Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të Vlorës.
Zjarri ka rënë në kodrat e qytetit, në një zonë me pisha dhe shkurre, pranë disa banesave. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarrit në sipërfaqe më të madhe.
Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, me synim pastrimin e territorit nga barishtet dhe shkurret, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Kjo është vatra e dytë e zjarrit e regjistruar në këtë zonë gjatë ditëve të fundit.
Top Channel