Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka replikuar ndaj dy postimeve të kryeministrit Edi Rama në Facebook. Në njërën prej tyre, Rama theksoi se “deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës” e ndërsa në postimin tjetër ilustroi luftën ndaj informalitetit në Sarandë.

Bardhi shkruan ndër të tjera se Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës.

Deklarata e plotë:

“Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë”, deklaron Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA