Negociatat për Kapitulli 27, komisionerja Kos: Shfuqizoni ligjet e Investimeve Strategjike dhe Zonat e Mbrojtura, protestat pjesë e proceseve demokratike
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe kalendarin për mbylljen e kapitujve negociues.
Ai u shpreh optimist për vijimin e reformave dhe mbështetjen nga institucionet europiane.
Rama theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë punën për të përmbushur standardet dhe objektivat e vendosura.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është që deri më tani jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar dhe që është rënë dakord në ndërveprimin tonë të ndërsjellë me Komisionin. Falë detyrave të pareshtura të shtëpisë që kemi bërë, themi që kalendari bëhet gjithnjë e më ambicioz dhe ne duhet të punojmë më shumë, të pareshtur.
Nëse atmosfera do të vazhdojë të jetë ajo që kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet. Deri më tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere. Dje, në takimin e Koalicionit të Vullnetshmëve, pati edhe një qasje, një këndvështrim në këtë proces për vendet që janë në negociata aktive. Mund të ndjehej që të gjithë janë të prirur që të gjejnë mënyra më të shpejta për ta mundësuar këtë.
Prandaj jam optimist në mënyrën më shqiptare. Gati për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat që do të shfaqen. Presidenca irlandeze na jep komfort, sepse Irlanda është një vend që ka dëshmuar se progresi eksponencial është i mundshëm dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveçse ekselencës si objektiv. Të jesh i shkëlqyer në objektivin e presidencës, do të thotë të mbyllësh më shumë kapituj me ne deri në fund të vitit. Ne i besojmë miqve tanë irlandezë. Deri tani gjithçka mirë”, u shpreh Rama.
Top Channel