Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme: Do thonë që nuk je paraqitur në orar, më njoftuan hajde me vrap Me një shtator mbyllen transmetimet televizive analogë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Nëse nuk ke një televizor smart të gjeneratës së fundit pajisja me dekoder digjital tokësor është e domosdoshme për të parë kanalet televizive shqiptare.
Elton Poga drejtor i frekuencave të larta në Top Channel thotë se transmetimet digjitale kanë nisur prej kohësh dhe qytetarët nuk duhet të presin 1 shtatorin për të përfituar nga ky shërbim.
Digitlab ofron transmetime televizive numerike përmes teknologjisë se fundit dhe me dekodera mjaft cilësore.
Nëse nuk je pajisur me dekoder pas 1 shatorit qytetarët pa dekoder nuk do të kenë me mundësi për parë kanalet televizive.
Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital ka nisur vite më parë dhe është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane duke përfshirë dhe Shqipërinë.
Top Channel