Vitrina e Librit/ Fillime vizionare në kohë të traumatizuar

12/08/2019 11:55

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi
Sociologjia e shkencës, një disiplinë e re e studimeve sociologjike është degë e re që ka hyrë në fushën e studimeve sociologjike. Për herë të parë një libër që ka si qëllim njohjen e përparimit të dijes shkencore me titullin “Fillime vizionare në kohë të trazuara” me autor prof. Zyhdi Dervishin vjen si një kontribut në gamën e studimeve shqiptare.

Po cfarë ka në përmbajtjen e tij ky libër? Nga Sami Frashëri tek Ernest Koliqi, nga Hasan Tahsini tek Anton Harapi, nga Elena Gjika tek Sabiha Kasimati, nga Shtjefën Gjeçovi tek Mustafa Kruja. Sociologu i njohur shqiptar Zyhdi Dervishi sapo ka botuar studimin “Fillime vizionare në kohë të traumatizuar”, ku pasqyrohet një histori analitike e shkencave dhe dijetarëve shqiptarë. Pjesën më të madhe të studimit voluminoz e zë veprimtaria e dijetarëve shqiptarë në vitet 1930 – 1940 dhe e Institutit të Studimeve Shqiptare. Duhet thënë që në fillim të herës se Fillime Vizionare në Kohë të Traumatizuar është tepër i realizuar, i vetmi në sfondin shkencor përkatës dhe hapësirën mbarëshqiptare, madje dhe më i kërkuari nga profesionistët e fushës, studentët, kërkuesit shkencorë dhe të tjerë, pra më i domosdoshmi. Në veçanti kontributet ndryshojnë shumë në gjatësi dhe në aksesueshmëri për lexuesit. Që në hyrje të tij, Parathënia, reflekton me thëniet e Karl Manhejm (1839-1947), duke cituar se pothuajse të gjithë sociologët janë të një mendje se themelues i kësaj disipline, është pikërisht Manhejm dhe ndaj Z. Dervishi siguron një qartësim për lexuesin dhe tërë teorinë që pason ndikimet komplekse të rrethanave të ndryshme shoqërore e psikokulturore, filozofike e fetare, ekonomike, tekniko-teknologjike etj. Dijet, parimet, vlerat e shumanshme të sociologjisë së shkencës zënë një hapësirë të mirë tek Sociologjia si shkence … dhe reflektime në realitetin shqiptar.

Dijet, parimet dhe vlerat e shumëanshme të sociologjisë në këtë text monografi parashtrohen të shkrira me realitetin e zhvillimit të mendimit, të kërkimit shkencor nga diejtarë shqiptarë nga periudha e vitit 1940 deri në nëntor të 1944. Disa profile metodologjike, janw një ndalesë më vete, ku autori në mënyrë efikase sqaron efektin e gjatë kuotues, arsyen e mesazheve të drejtëpërdrejta, citime të cilat janë të nevojshme për të skanuar të gjithë spektrin e nuancimeve shkencore e artistike, kulturologjike e atdhetare të mendimeve të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ISSH-së. Teksti monografik arsyeton se do të vijojë me botime të tjera që do të fokusohen me përparësi në shqyrtimin e problematikës sociologjike të zhvillimit të shkencave në botë dhe veçanërisht në hapësirën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë text monografi autori është mbështetur në një fond të pasur dokumentesh të AQSH, duke përdorur shumë dendur mjaft citime në ligjëratë të drejtë. Ndoshta, vetë fakti që autori sjell profile të përparimit të mendimit shkencor pwrbwjnw novacione të zakonshme dhe revolucione shkencore, duke e bwrw studimin një vlerë më vete, një ndalesë sa të domosdoshme, aq dhe të arsyetuar qartë, bukur, dhe me mjaft interes të gjithëanshëm. Kriza në shkencë dhe paradigmat e saj trajton arsyet pse shkenca dhe shkencëtarët duhet të jenë gjithnjë në vazhdë të punëve të nisura, përmirësimit të tyre. Prandaj dhe revolucioni në studimin e materies është brenda vëmendjes së autorit, po aq sa janë edhe revolucioni biomolekular dhe  revolucioni në mendim. “Fillime vizionare në kohë të trazuara” mëton të rigjallërojë disa zëra në shkencat albanologjik që padrejtësisht u asfiksuan me heshtje nga histeria e skajshme e zhurmës ideologjike.

Top Channel