Mynihu i ka shpallur luftë monopatinave elektrike. Mjetet qarkullojnë në qytetin gjerman që prej qershorit, por po krijojnë shumë probleme.

430 vetë janë arrestuar për ngarjen e tyre në gjendje të dehur, pavarësisht se aplikacioni i marrjes së tyre me qera është aktiv prej vetëm pak muajsh. Situata mund të përshkallëzohet në vjeshtë, kur do të fillojë edhe Oktoberfest-i. Për këtë qëllim disa organizata dhe politikanë lokalë, i kanë kërkuar organizatorëve të ndalojnë monopatinat elektrike gjatë eventit.

Rreziku, sipas policisë është që qytetarët nuk janë në dijeni se rregullat e drejtimit në gjendje të dehur janë të njëjtat për çdo mjet që qarkullon në rrugë. Veç të tjerash, duhet marrë parasysh edhe rritja e numrit të aksidenteve të shkaktuara nga këto mjete.

Nga 22 incidente të shkaktuara nga monopatinat elektrike në Mynih, në dy prej tyre, drejtuesi ka qenë në gjendje të dehur. Ndërsa ka patur edhe shumë ndalime për mosrespektim të semaforëve apo se drejtonin mjetin me dy rrota duke përdorur telefonin celular.

Për momentin, në qytet qarkullojnë 3 mijë monopatina elektrike që mund të përdoren me qira, përmes një aplikacioni. Në të gjithë Gjermaninë, këto mjete mund të qarkullojnë me shpejtësi 20 km në orë dhe nuk mund të përdoren në trotuarë. Por këto kufizime, nuk i kënaqin të gjithë….

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA