Leonardo DiCaprio është një nga yjet më të paguar në Hollywood. Ai ka luajtur me dhjetëra filma gjatë tre dekadave të fundit, duke arritur një vlerësim kritik në pothuajse secilën prej tyre, është nominuar për çmime të shumta dhe madje ka fituar një çmim Akademie. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për suksesin e tij, 44-vjeçari është mjaft i përulur. Në një intervistë të re, aktori ia atribuon karrierën e tij të shkëlqyeshme fatit.

Kur u pyet nga Mirror sesi është të jesh i famshëm, Leo dha një përgjigje të sinqertë. “Nuk e di. Unë u rrita në këtë industri, shumë miq të mi janë aktorë. Unë e di se sa e vështirë është që të kesh sot një punë dhe e di se sa me fat jam që iu ndodha në vendin e duhur, në kohën e duhur. Sikur të mos ndodhte kjo, jeta ime sot  do të ishte ndryshe dhe dramtaike”.

Ai gjithashtu rrëfeu se ka pasur raste në karrierën e tij – veçanërisht në fillim – kur ndjehej keq.

“Unë mendoj se të gjithë në një moment në karrierën e tyre janë ndjerë si të huaj”, tha ai.

“Kështu u ndjeva herën e parë, ku duket sikur një zanë do të vijë në shtëpinë tuaj dhe do t’ju zgjedhë. Ne të gjithë e dimë se nuk do të uleshim këtu, duke bërë atë që po bëjmë po të mos kishim atë moment fati ”

Ai gjithashtu dha një këshillë të vogël për këdo që shpreson të futet në këtë industri: mësoni nga të tjerët!. “Shkoni dhe shihni se çfarë është bërë para jush. Përpiquni të mateni deri me të mëdhenjtë dhe pastaj të filloni prej andej. Unë pafund shikoj filma dhe jam ngopur nga ajo që është bërë në të kaluarën e kinemasë. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA