Kryeministri Edi Rama nuk dha shenja tërheqjeje nga plani për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të një teatri të ri. Pavarësisht protestave të vazhdueshme kundër shembjes, Rama tha se godina aktuale është e pamundur të rikonstruktohet.
“Nuk mund të rikonstruktohet. Çështja është politike, mediokritet dhe kapu pas asgjësë për të bërë zhumë. Nuk kemi ne asnjë interes për të bërë zhurmë nëse nuk kemi bindjen që e ardhmja ndërtohet sot dhe sot nuk mund të bëjmë diçka që të mos i vleje të ardhmes. I respektoj ata që janë kundër, por nuk mund të jemi të gjithë dakord”, tha Rama.
Sipas Ramës, shumica është e qartë në këtë drejtim (për teatrin e ri), shumica e komunitetit teatror, shumica e publikut.
I pyetur përse Qeveria nuk pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku Presidenti i Republikës ka ankimuar ligjin për teatrin, Rama ironizoi: “Nuk presim dot tërmetin për të marrë vendime të tjera…”
Top Channel