Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit. Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, ka përfshirë të gjithë anijen. Ekuipazhi me 5 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.

  Çfarë thotë Policia Kufitare për zjarrin në anije: 5 personave iu rrezikua jeta

  230 litra naftë u dogjën në det, Drejtoria Detare: Masa të rrepta për certifikimin e anijeve

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA