Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës ka reaguar për djegien e anijes turistike në Karaburun të Vlorës. Në reagim thuhet se 230 litra naftë që ndodheshin në anijen e shkatërruar nga flakët, përfunduan në det të djegura.

Kjo drejtori kërkon nga  Rregjistri Detar Shqiptar, si organi kontrollues dhe certifikues i anijeve, që të marrin masa dhe të jenë te rreptë në inspektimet dhe certifikimet e anijeve dhe standardet e tyre.

Fatmirësisht nga djegia e anijes nuk pati persona të lënduar, ndërkohë anëtarët e ekuipazhit u hodhën në det për të shpëtuar.

  Video/ Flakët përfshijnë anijen turistike në Karaburun

Top Channel