Video/ E paprecedentë, Arktiku digjet nga zjarret masive

27/07/2019 03:47

Disa zjarre po shkatërrojnë Arktikun, ku zonat më të prekura janë Siberia veriore, Skandinavia veriore, Alaska dhe Groenlanda të cilat janë zhytur në flakë.

Zjarret në këto zona shkaktohen nga rrufetë por këtë vit ato janë shkaktuar nga temperaturat e verës që janë më të larta se mesatarja për shkak të ndryshimeve klimatike.

Masat e mëdha të tymit mund të shihen nga hapësira.

Mark Parrington, një ekspert i zjarreve në Shërbimin e Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut (Cams), i përshkroi këto zjarre si “të paprecedenta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA