Me shtimin e numrit të emigrantëve që vijnë në Shqipëri po vërehen dhe abuzimet e para me policinë e sigurimit kufitar të automjeteve. Në Itali shiten siguracione të falsifikuara që nuk janë të vlefshme në Shqipëri.

Policia shqiptare thotë se rastet deri tani kanë qenë sporadike, por me rritjen e fluksit në ditët në vazhdim, shtohen mundësitë që qytetarët të bien pre e mashtrimeve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja, të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar. Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund te pajisesh me policat kufitare.

Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Sigurimi kufitar duhet të ketë numër unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Top Channel